Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiut iu dha çmimi Nobel për Paqen, duke u bërë shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.
Në motivacionin e çmimit, thuhej se Nënë Tereza – tashmë e shpallur shenjtore – u vlerësua për punën e palodhshme në ndihmë të të varfërve, të sëmurëve, jetimëve dhe personave në vështirësi, duke demonstruar shërbim të thellë vetëmohues që i solli shpresë dhe dinjitet njerëzimit të vuajtur, duke kapërcyer varfërinë dhe shqetësimin si kërcënim për paqen dhe duke frymëzuar bamirësinë globale përmes Misionarëve të saj të Bamirësisë.
Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.
Ajo deklaroi: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Shën Tereza kishte vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqipfolëse, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.
Ajo ishte nënë kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 mijë viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e jetimë.(Edlira RUZI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI