Policia kufitare e Kakavijës ka njoftuar sot, sërish bllokim të aksit rrugore Kakavijë-Janinë për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.
Në njoftim thuhet se Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.(Ermira ISUFAJ).///
ME SHUME LAJME
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit
Bajpasi i Sarandës gati vitin e ardhshëm, më pak trafik për banorët dhe turistët