Nga Vangjel AGORA
Me respekt dhe ndjenjë, dua të ndaj një mendim ndryshe që buron nga dashuria për Sarandën,nisur nga një postim në faqen “Sarandiotët e Vjetër” për një ndarje midis qytetarëve saranditë të para dhe pas viteve ’90 në të cilën thuhet: (“POSTIMET DHE KOMENTET LEJOHEN VETËM PËR SARANDiOTËT NGA VITI 0 DERI NË VITIN ’90,QË KANË VENDLINDJEN NË SARANDË”.)
Saranda nuk është thjesht një datë lindjeje në një dokument. Saranda është kujtim, frymë, djersë, shpresë dhe bashkëjetesë. Është qyteti që u rrit me ata që lindën këtu dhe me ata që erdhën më pas, e deshën, punuan për të dhe i dhanë jetë në vitet e vështira dhe të bukura njëkohësisht.


Ndarja e banorëve në “para” dhe “pas” viteve ’90 nuk i shkon për shtat shpirtit të këtij qyteti. Ata që erdhën pas ’90-ës nuk janë më pak sarandiotë. Janë njerëz që ndërtuan shtëpi, rritën fëmijë, mbajtën gjallë lagje e rrugë, i dhanë zë dhe gjallëri Sarandës së sotme.

Sarandiot nuk është vetëm ai që ka lindur këtu, por edhe ai që e ka zgjedhur Sarandën si shtëpinë e zemrës. Ky qytet ka ditur gjithmonë të hapë dyert, jo t’i mbyllë ato.



Me dashamirësi ftoj personin që menaxhon faqen “Sarandotët e vjetër”ta rishikojë këtë qëndrim dhe mundësisht ta heqi shkrimin që krijon ndarje.

Le ta ruajmë Sarandën siç e duam të gjithë: një qytet kujtese, mikpritjeje dhe bashkimi, ku zëri i secilit ka vend. Saranda është e të gjithëve – dje, sot dhe nesër.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë