SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

20 të lënduar nga fishekzjarrët gjatë ndërrimit të viteve, pa rrezik për jetën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, takuan shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe të Sallës së Komandimit të DVP Tiranë.

Gjatë takimit me punonjësit e Policisë Rrugore, Drejtori Proda i uroi Gëzuar Vitin e Ri dhe, nëpërmjet tyre, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, në veçanti ata që janë në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën e treguar në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Drejtori Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka për qëllim shpëtimin e jetëve. Ai kërkoi profesionalizëm, korrektësi, komunikim me etikë dhe kujdes maksimal për veten dhe për njëri-tjetrin.

Në momentin e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ku vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture në menaxhimin e situatave operative.

Ai theksoi se çdo telefonatë dhe çdo informacion duhet të vlerësohet me seriozitet maksimal, pasi reagimi në kohë dhe koordinimi i saktë me patrullat në terren janë vendimtarë për parandalimin e ngjarjeve.

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën, si dhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr (16 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë)

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit.(Arbi FORTUZI).///

error: