Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në Gjirokastër ku shumë rrugë janë të mbushura me ujë dhe qarkullimi është i bllokuar në disa akse.
Autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi informoi se në mbrëmje situata u vështirësua më shumë prej reshjeve intensive të shiut që kanë rënë gjithë ditës së sotme e sidomos pasdite.
“Strukturat lokale e qendrore të emergjencave janë në terren dhe ndjekje të situatës për të bërë gjithçka duhet dhe kemi në dorë për të mos pasur pasoja, mbi të gjitha në njerëz e pastaj me radhë dëme të tjera materiale”, tha Golemi.
Reshjet e shiut kanë përfshirë edhe bashkitë Memaliaj, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Libohovë, Dropull.(Klodi SARAÇINI).///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026