Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, në vendin ku janë dëgjuar të shtënat policia ka gjetur 3 gëzhoja.
Paraprakisht dyshohet se arma është shkrepur në ajër, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e personit/ve të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri