Nga Aleks GJINI
Kur shkoj në Sarandë pamvarësisht arsyes pse kam ardhur, fillimisht këmbët më sjellin këtu, këtu te ky ,”Tempull“,tek kjo pishinë e hapur ose siç i themi ne tek kjo Zadër.

Edhe pse në pamje të parë duket e heshtur, krejt e heshtur..mua më jep mundësinë e dialogut. Më kujton rrugëtimin drejt kohës së artë të sportit të notit,se si në gjirin e saj,të thjeshtë,kishte vënd për të gjithë, për fëmijët e çdo familjeje Sarandjote .

Ajo ishte mikpritëse dhe për të gjithë notarët e ekipeve të Shqipërisë duke ju dhënë atyre mundësinë të shpalosin vlerat cilësore…
Po në fund të dialogut shpalosi dhe ankesat, se i mungon “zhurma”e notarëve, i mungon brohoritja e sportdashësve…
Dhe dialogu mbyllet me ankesën :”Më kanë haruar”...
***

Pishina e notit “Esat Mamaca”, Zadra, ende ashtu e thjeshtë, ku me dhjetra e qindra notarë forcuan shëndetin,”skalitën” disiplinën sportive, përjetuan emocione të shumta në rrugëtimin cilësor për t’u bërë pjesë e periudhës së “Artë“..
.”Tempulli” jonë, një pjesë e identitetit të qytetit, sot i veshur me “vellon” e dritave shumëngjyrëshe të natës,duket shumë i bukur nga këndvështrimi si turist….
***

Një foto e viteve 1960-70, për të gjithë ata që përjetuan rrugëtimin stërvitor, emocionet si garues dhe akoma më shumë, emocionet si sportdashës, mbart ende jehonën e bujshme të fillimeve drejt periudhës së” “artë” të ekipeve të “Butrintit“,
Në këtë foto çdo sarandjot, diku atje, do të gjejë vehten, për të mbështetur kampionët e tij, të cilët ishin shumë, e shumë…
Kjo foto, qe sot ka emrin e një nga trainerëve më të përkushtuar, atë të Esat Mamacës, është një figurë me “Zë“, një zë që ankohet, për harresën , abandonimin që i është bërë këtij sporti…
Por është zëri dhe pena profesionale e Mjeshtrit të Madh, profesorit Xhorxhi Vasilit që kërkon me argumenta bindëse çmjegullimin dhe njohjen e vlerave të këtij sporti.
Profesor Xhorxhi, me një memorje të jashtëzakonshme ( mbasi ka qënë dhe pjesë e pandarë e këtij sporti), dhe duke grumbulluar me nikoqirllëk çdo material që fliste dhe vlerësonte këtë sport, dijti që këtë histori ta pasqyrojë në librin e tij “Mozaik noti në Sarandë”.

Klubi i sportit dhe bashkia mjafton të mbështeten në këtë libër , për t’i dhënë vëndin e merituar këtij sporti,për të vlerësuar figurat e sportistëve dhe trajnerëve, (sidomos të Stavri Cakës,që dha shumë dhe nuk mori asgjë).…

Një falenderim të veçant meriton dhe regjizori i talentuar Vangjel Agora,që me penën e tij i bën promovimin e duhur këtyre vlerave./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI