HYJNESHË E BARDHË – 37 POETË GREKË. Ky është titulli i antologjisë me poezi greke që sapo ka dalë në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Neraida”, me botues poetin dhe prozatorin Jani Malo.
Në këtë vëllim përfaqësohen 37 poetë bashkëkohorë grekë, të cilët vazhdojnë të shkruajnë dhe të botojnë edhe sot. Ky botim krijon një panoramë, një pasqyrë të poezisë greke të ditëve tona.
Sipas autorit të Antologjisë “Natyrisht, numri i poetëve të përfshirë është relativisht i kufizuar. Ka edhe krijues të tjerë të rëndësishëm që nuk janë pjesë e kësaj antologjie. Në një botim prej 310 faqesh është e vështirë të përfshihen të gjithë. Rëndësi ka që antologjia të jetë sa më përfaqësuese. Si përzgjedhja e poezive, ashtu edhe përkthimi janë punë e imja.”
Duke vlerësuar standartin e punës në procesin e botimit nga Shtëpia Botuese, Zafirati vuri në duke për SARANDANDEWS.AL :” Shpreh edhe një herë mirënjohjen time për botimet “Neraida” dhe për botuesin Jani Malo për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur. Dua të theksoj se falë këtij bashkëpunimi, më parë kanë dalë gjithashtu, me përzgjedhjen dhe përkthimin tim, edhe këto antologji tregimesh: “Drita në det” – 28 autorë grekë, bot. Neraida, Tiranë 2017, 430 faqe., “Bajame e hidhur” – 19 autorë qipriotë, bot. “Neraida”, Tiranë 2020, 351 faqe.; “Lulja e vjedhur” – 23 autorë nga Minoriteti Kombëtar Grek, bot. “Neraida”, Tiranë 2024, 476 faqe, si edhe përkthime të tjera.
Zafirati u shpreh me tej: “Falënderoj përzemërsisht të gjithë poetët që ndër vite patën mirësinë të më dhuronin librat e tyre dhe të më besonin përkthimin e poezive të tyre. Komunikimi që pata me ta gjatë përgatitjes dhe përkthimit ishte i shkëlqyer. Së shpejti do të fillojmë përgatitjen për botimin e një vëllimi të dytë, natyrisht përsëri me “Neraida”.

Poetët e përfshirë në antologji, sipas kriterit kronologjik, janë: Theotokis Zervos , Dimitris Konidaris, Nikos Lazaris,
Giorgos Chronas, Giannis Yfantis, Katina Vlachou, Ilias Kefalas, Dimitris Varvarigos, Giannis Stefanakis, Antonis Fostieris,

Evripidis Kleopas, Nikos Lymperis, Dimitris Kanellopoulos, Sotiris Pastakas, Angelos Kalogeropoulos, Vangelis Tasiopoulos, Giorgos Kozias, Antonis Skiathas, Sotiris Trivizas, Eftychia-Alexandra Loukidou, Alexandros Vanargiotis, Natalia Kapodistria, Varvara Christia, Paschalis Katsikas, Dimos Chloptsioudis, Kostoula Maki, Tasoula Tsilimeni, Georgia Velivasaki, Nikoleta Katsidima-Lagiou, Alexia Athanasiou, Eleftheria Thanoglou, Petros Gkolitsis, Christina-Panagiota Grammatikopoulou, Eleni Kouri, Eirini Karagiannidou, Nikos Kostagiolas, Vasilis Pandis.
Duke folur për Antologjinë si një projekt artistik, Dash Malo, kryesues i Shoqates letrare. “Klubit të Poetëve të Jugut“:…”Ky është një projekt tërësisht vetiak i Vangjelit, por si miq edhe si bashkëthemelues të “Klubit të Poetëve të Jugut”, ne ndajmë bashkë ide dhe projekte të ndryshme, qofshin në funksion të Klubit, qofshin edhe ato personale. E çmoj dhe e vlerësoj shumë këmbënguljen e Vangjelit jo vetem si poet dhe prezator, por edhe në zejen e përkthimit. ./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Pushteti i akronimeve të frikës
Turizëm– Shqipëria 2026, kufiri i ri i Mesdheut mes maleve të egra dhe luksit të rafinuar
Kulturë.U promovua në Sarandë libri i Migel Flor: “Vajza që kalëroi diellin”