SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Këshilli bashkiak mblidhet të enjten.Në fokus: investimet publike në infrastrukturën rrugore dhe këshilli artistiko-kulturor

Këshilli bashkiak i Sarandës mblidhet në mesditën e së enjten.

Burime zyrtare nga Bashkia bënë të ditur për SARANDANEWS.AL se veç disa projektvendimeve të rëndësishme për miratimin e buxheti faktik të Bashkisë për vitin 2025; në fokus, do të jenë edhe dy çështje të rëndësishme si: investimet publike në infrastrukturën rrugore dhe ngritja e këshilli artistiko-kulturor, etj,.,

Mësohet se disa nga projektvendimet lidhen me“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6%  për muajin mars 2026”; “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin mars 2026”; Për përjashtimin nga detyrimi mujor financiar të ushqimit në çerdhe dhe kopësht për D.RR ”; “Mbi miratimin e buxhetit faktik të Bashkisë Sarandë  për vitin 2025 ”; “Për miratimin e nivelit të të ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve të programit buxhetor vendor  afatmesëm 2027-2029 ”; “Per një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë per vitin 2026”; etj,./SARANDANEWS.AL///

error: