Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shqyrtoi sot kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, që synon propozimin e ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Nisma është depozituar nga një komitet përfaqësues i përbërë nga Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezearta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.
KSHZ vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve për këtë nismë ligjvënëse, ndërsa procedura për grumbullimin e firmave do të realizohet brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.
Në të njëjtën seancë publike, KSHZ vendosi edhe plotësimin e vakancave në disa këshilla bashkiakë.
Në Këshillin Bashkiak të Pustecit u emëruan Nasi Kostofski dhe Valbona Sotir nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa në Këshillin Bashkiak të Kamzës u emërua Vitore Ndoci nga lista e Partisë Socialiste të Shqipërisë./Gjergji MIMA)///
ME SHUME LAJME
Himarë. Ndryshon organizimi i trafikut në qytet. Tavo: Synojmë lehtësimin e lëvizjes gjatë verës
Media franceze: Riviera dhe Alpet shqiptare, mes destinacioneve që po tërheqin vëmendjen e botës
Batërdi në parkun e Liqenit