Kryeministri Edi Rama priti një ditë më parë në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Rama publikoi pamje nga takimi me artistin amerikan, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Gjatë vizitës, kryeministri i prezantoi Kanye West ambientet e brendshme të Kryeministrisë, duke i treguar edhe disa prej pikturave që ndodhen në institucion.
Rama shoqëroi videon e publikuar në rrjetet sociale me një nga këngët e Kanye West si dhe me pesë yje.
Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye, do të mbajë koncertin në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet përgjatë aksit Tiranë–Durrës dhe që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa. (Marseda QEFALIA)
ME SHUME LAJME
Finiq. Zjarre pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve
Sarandë.Godet me sende të forta administratorin e një subjekti, arrestohet 43-vjeçari
Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur