Filiali Universitar i Sarandës në një të ardhme të afërt do të funksionojë në godinën e Ekokampusit, pranë ish vilës qeveritare.


Ndërkohë, godina e Filalit Universitar të Sarandës, do të vihet në dispozicion të një shkolle të re të munguar dhe të shumëkërkuar prej vitesh nga mësues dhe prindër, në kushtet kur ende në qytetin bregdetar, shumë fëmijë e kryejne procesin mësimor me turne.

Kjo u bë e ditur për SARANDANEWS.AL nga burime zyrtare të Bashkisë Sarandë. Burimet vunë në dukje se të dy institucioneve arsimore të mësipërm u krijohen kushte optimale infrastrukturore.
I pyetur nga gezetari Shkëlqim Hajno për efektivitetin e kësaj “rokade”, kryebashkikau i Sarandës, Oltion Çaçi vuri në dukje se me këtë nism të institucionit që ai drejton, u krijohen kushte optimale funksionimi edhe Filialit Universitar, edhe punës së një shkolle të re 9-vjeçare, aq të nevojshme për fëmijët e qytetit tonë.” .

Nga ana e saj, drejtorja e Zyrës Asimore të Sarandës Nevila Qurku, e mirëpret funksionimin e një shkolle të re 9-vjeçare pasi ende është një realitet msimi i nxënësve me turne në shkollat 9-vjeçare “Adem Sheme” dhe “9 Tetori”./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri