Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprimet hetimore dhe procedurale, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqeshin dy shtetas të huaj duke keqtrajtuar një qen në rrugë ose duke përkrahur kryerjen e kësaj vepre penale.
Si rezultat i veprimeve të kryera, Policia referoi në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, për 2 shtetasit francezë që shfaqen në video, H. H., 38 vjeç dhe J. S., 30 vjeç.
Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri