Konfliktit i një dite më parë në një lokal në Sarandë, ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Maeto Bakalli. ka përfunduar me një bilanç arrestimesh.
Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit dhe disa shtetasve. Edhe pas ndërhyrjes së tij personat e pranishëm nuk e kanë ndaluar përplasjen fizike, madje kanë sulmuar edhe shefin Bakalli gjatë përplasjes, i cili ka njoftuar shërbimet e policisë për ndihmë.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja Entjola Budo, vërehet edhe momenti kur tre efektivë të njësisë ‘Shqiponja’ ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat, pas thirrjes për ndihmë nga Bakalli.
Sakaq, në pranga kanë rënë 6 persona, Marjo Katiraj, Elgent Ndoj, Ardit Kasemi (Ushtarak), Faik Hoxha, Besnik Sullollari dhe Indrit Cullhaj, ndërsa në kërkim është shpallur Pjetër Doçi.///
ME SHUME LAJME
Rama: Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit, detyrë ekskluzive e drejtësisë
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin