Protestues të maskuar vijojnë trazirat dhe aktet e dhunës në kryeqytet duke shkatërruar hapësirat publike dhe bizneset private.
Pas dëmtimit të bizneseve në rrugën e Elbasanit, të rinj të maskuar dogjën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një kioskë e cila shpërtheu në flakë të mëdha si dhe shtëllunga tymi që u përhapën në ajër. Gjithashtu ato i vendosën flakën edhe një pishe përgjatë bulevardit.
Përgjatë perimetrit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, efektivë të policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Policia krijoi gjithashtu një gardh para Kryeministrisë për të mos lejuar afrimin e të rinjve, si dhe përdori ujë për largimin e tyre. Disa protestues reaguan duke hedhur mjete piroteknike në drejtim të policisë.
Gjatë gjithë ditës së sotme, protesta e të rinjve është shoqëruar me akte dhune dhe vandalizëm ndaj bizneseve private dhe institucioneve shtetërore në pika të ndryshme të Tiranës.(Marseda QQFALIA)
ME SHUME LAJME
OSBE: Gati të ndihmojmë në lehtësimin e dialogut
Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: S’janë duart e studentëve, por të opozitës! Do ta paguajnë
Policia e Shtetit: 14 efektivë të plagosur gjatë protestës, 35 persona të shoqëruar