SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot, gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale nga zyra e tij, aktorë të huaj dhe grupime ekstremiste se po ndikojnë në protestat e fundit në Shqipëri, duke theksuar se ato synojnë të nxisin dhunën dhe të përhapin dezinformim.

Rama përmendi Rusinë, Iranin, lëvizjen antifa dhe ekstremistë politikë e fetarë, si dhe kreun e PD, Sali Berisha, si pjesë të asaj që e cilësoi një ndërthurje ndikimesh që frymëzon protestuesit.

“Protesta frymëzohet nga duar të huaja”, deklaroi Rama, duke iu referuar edhe pretendimeve të rreme që janë përhapur në rrjetet sociale për praninë e shtetasve izraelitë dhe policëve serbë në Shqipëri.

Kryeministri foli gjithashtu për një incident që, kishte ndodhur dy ditë më parë, kur ishte neutralizuar një dron me eksploziv, i cili dyshohej se synonte të godiste Kryeministrinë dhe të shkaktonte zjarr në oborrin e brendshëm të godinës.

“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë duke i vene zjarrin oborrit të brendshme ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasoajash. S’ka studentë, s’ka të mitur që i shkon mendja dhe jo më që ta vërë në jetë këtë plan. Kjo është një dore e huaj”, deklaroi Rama.(Gjergji MIMA)///

error: