Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni u ndal sot te investimet në shëndetësi, të cilat kanë ndryshuar situatën për banorët e Delvinës.
Hyseni solli në vëmendje gjendjen në të cilën ndodhej më herët autoambulanca e Delvinës dhe autoambulancën e re që është sot në shërbim të spitalit.
“Kjo karakatinë quhej autoambulancë e spitalit të Delvinës nga ata që sot ankohen për shërbimin e urgjencës, jo shekuj më parë, as dekada, por pak vite më parë. Ky është imazhi i dështakëve që bëjnë sot ekspertin nëpër ekrane e portale dhe ju “dhemb shpirti” për popullin”, tha Hyseni.

Ndërkohë, ai theksoi se “sot ka një ambulancë të re për Delvinën, pajisje bashkëkohore urgjence dhe staf të kualifikuar”.
“Vijojmë punën për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore ndaj shqiptarëve, edhe pse jemi akoma larg standardit që synojmë”, tha ai.
ME SHUME LAJME
Llogora. Shuhet plotësisht vatra e zjarrit mbi tunel
“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord