Në burgjet greke, 27 shqiptarë regjistrohen të vdekur në 32 muaj.
Kjo eshte bere e ditur nga gazetari shqiptar ne Athine Shpetim Zinxhiria i cili ne menyre te perseritur ka apeluar intsititucionet e shtetit shqiptar te kerkojne me shume hollesi nga autoritet perkatese greke.
Shpëtim Zinxhiria, ka ndarë së fundmi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, se shqiptarët në burgjet greke jo vetëm diskriminohen, por edhe vriten.”
Zinxhiria shkruan se në vetëm 32 muaj kanë humbur jetën 27 shqiptarë në burgjet greke. Një ngjarje tjetër e rëndë është regjistruar ditën e sotme në burgun e Koridallos, ku në 45 vjeçar nga Fieri, baba i tre fëmijëve ka varur veten për arsye ende të paqarta.
Sipas gazetarit vetëm në 2020 kanë vdekur 7 shqiptarë në burgjet greke në rrethana misterioze. Ndërsa për vitin 2018 humbën jetën 9 të dënuar dhe në 2019 u shënuan 11 vdekje të shqiptarëve që vuanin dënimin në shtetin helen.
Gazetari Zinxhiria i bën thirrje shtetit dhe kryeministrit Rama që të ndalë ngjarjet e dhunshme ndaj shqiptarëve në burgjet greke, të cilat kanë arritur deri në humbje jete.
Zinxhiria dhe kolege te tjere te tij ne Greqi , ne menyre te perseritur kane kerkuar qe Ambasada e Shqiperise ne Athine .te veproje ne raste te tilla ne zbatim te detyres funksionale qe i ngarkon ligji.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.