SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

XARRE/Konispol/ Produkte “Made in Albania”Mbështetja përmes IPARD

 Fshati Xarë, në Konispol në skajin jugor të Shqipërisë kryeson prodhimin e agrumeve ne vend, ku numërohen rreth 500 ha tokë të kultivuara me varietete të ndryshme të portokalleve, mandarinave, limonëve dhe qitrove.

Nga 30 mijë ton që prodhohen në vit, 20 mijë prej tyre shkojnë për eksport.
Drejtorja e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me një grup fermerësh aplikantë në programin IPARD të thirrjes së dytë.

Krifca u dorëzoi fermerëve 7 kontrata me AZHBR për blerjen e traktorëve dhe mekanikës bujqësore moderne në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, të cilët do të mund të financohen deri në 70% grant.

“Kjo është një mbështetje kritike, që shërben për rritjen e eficencës dhe uljen e kostos së prodhimit të agrumeve”, deklaroi Krifca.

Sipas saj, mbështetja financiare në një sërë agregatesh bujqësore që kalon vlerën e 260 mijë euro, bën që produktet “Made in Albania” të jenë më konkurruese///atsh///

error: