/FINIQ. 28 Mars/Radio -Saranda// Bashkia e Finqit gjen një urë komunikimi për të siguruar ilaçet e të moshuarve që banojnë sot në 58 fshatrat e kësaj njësie administrative.
Gjatë një interviste nga terreni në fshatrat e bashkisë Finiq, ku ndodhet, gazetari I radios “Saranda”, Panajot Boli jep një panoramë të minoritetit etnik grek në kohë pandemie dhe përpjekjet e bashkisë që drejtohet nga Kristo Kiço për të siguruar medikamente për të sëmurët e moshës së tretë të cilët dominojnë demografinë aktuale në këtë bashki.
“Pasi një grup I bashkisë ka identifikuar të gjithë personat e semure te moshës së tretë në 58 fshatra, i ka adresuar nevojat për medikamente në Konsullatën e Përgjithshme greke në Gjirokastër”-raporton Boli.
Sipas tij , një punonjëse e kësaj konsullate i siguron në Janinë medikamentet dhe më pas, në selinë e Konsullatës greke kryebashkiaku Kiço i tërheq këto medikamente për t’i shpërndarë me nje skuader te posacme te të moshuarit respektivë në të 58 fshatrat që ka kjo njësi administrative”- pohoi gazetari Panajot Boli në një intervistë telefonike nga fshati Velahovë (Finiq).//R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI