Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi sot se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF (Sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin) pas analizave laboratorike të kryera në Francë është konstatuar prani e 2-kloretanolit në akullore me vanilje A H-D 400 g, LOT: 80423 me datë skadence 8.4.2023.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit.
Në bashkëpunim me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake dhe thirrja për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI