Partia Demokratike kallëzon në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për falsifikimin e vulës së PD-së.
Të kallëzuarit në SPAK janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli.
Sipas PD-së, ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal. Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë persona që kanë pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.
“PD e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftim./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI