Në Sarandë, në lulishten “H.Tahsini” vendoset një obelisk në vend të varrit monumental të poetit Bilal Xhaferi/. Vepra artistike ka për autor skulptorin Idriz Balani.
Lidhur me simboliken e vepres e cila është e llojit obelisk skulptori u shpreh per Radion “Saranda ” se :Ajo i referohet kontributeve të poetit Bilal Xhaferi; konceptuar si një ngrehinë vertikale që simbolizon krahun e shqiponjës dhe në tri faqet poliedrike të saj publikohen titujt te veprave, shënjimi se ketu prehen eshtrat e poetit ardhur nga Amerika si dhe në një faqe, është gdhendur pema e jetës . ulliri me vargje nga poezia e njohur e tij, “Toka Çame”.
Obelisku kushtuar poetit Bilal Xhaferi në lulishtene “Hasan Tahsini” buzë detit në Sarandë, ndodhet në krah të shtatores së dijetarit dhe filozofit të shquar shqiptar, Hasan Tahsini.
Memoriali i mëparshëm për Xhaferin në Sarandë, në një nga vendet më të ekspozuara të qytetit turistik, i ngritur pas viteve ’90 si strukturë mermeri në një varr monumental, ka patur kritika të përsëritura si vepër e kapërcyer qe duhej të zëvendësohej nga një tjetër më e arrirë./
Obelisku i Bilal Xhaferit është vepra e dytë e skulptorit durrsak Idriz Balani, pas bustit të Hillary Klinton, pak vite më parë, sërish në një lulishte të qytetit bregdetar.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI