– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i telefonoi sot presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për t’i shprehur ngushëllimet e tij për humbjet njerëzore në tërmetin e fuqishëm që goditi dy vendet fqinje.
“Sapo i telefonova presidentit turk për t’i shprehur ngushëllimet e mia për humbjet tragjike të jetëve. Në këto kohë, popujt tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku, pavarësisht nga ndryshimet tona”, shkroi ai në Twitter.
Ishulli grek i Samosit, në arkipelagun Dodecannese në Detin Egje dhe qyteti afër tij, Izmiri, në Turqi, u goditën nga një tërmet i fortë sot, që vrau të paktën katër njerëz në Turqi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI