Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot pas lajmit të publikuar në disa medie, të cilat raportuan se publikimi i pagave të qytetarëve ka si burim AKSHI-in, pasi nga po kjo agjenci doli edhe database me të dhënat e qytetarëve.
Në një reagim, Basha tha se “e vërteta vonon, por nuk harron”.
“Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet”, u shpreh ai.
Për kreun e PD-së, Basha, drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund hetimit.
“Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, deklaroi Basha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI