– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri, veriperëndim dhe jugperëndim. Parashikohet borë e dobët në alpe.
Gjatë reshjeve parashikohet mjegull e mjegullinë.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/16 | Re shi |
| Kukës | 4/18 | Re shi borë |
| Lezhë | 9/18 | Re shi |
| Dibër | 4/13 | Re shi borë |
| Durrës | 9/18 | Re shi |
| Tiranë | 9/17 | Re shi |
| Elbasan | 7/17 | Re shi |
| Berat | 6/18 | Re shi |
| Vlorë | 10/18 | Re shi |
| Korcë | 5/13 | Re shi |
| Gjirokastër | 5/16 | Re shi |
| Sarandë | 10/18 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI