Autoritetet kanë konfirmuar ekzistencën e variantit britanik të Covid-19 në vendin tonë.
Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar zyrtarisht se në Shqipëri qarkullon varianti britanik i Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
“Në vlerësimin e situatës janë analizuar kampione, laboratori ka përdorur kite specifike, ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë në Turqi, dhe rezultatet treguan se kampionet janë të infektuar me variantin e ri, mbajnë një shenjë të mutacionit britanik, ky mutacion është detaktuar nga laboratori i ISHP që është në qarkullim. Pra dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën kur filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim edhe këtë mutacion, variantin e ri të Covid-19”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI