Sali Berisha ka deklaruar se kryetarët e degëve të PD mund të rikandidojnë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha tha se ka marrë edhe mbështetjen e atyre që më parë e kundërshtonin, ndërsa shtoi se zgjedhjet për kryetarët e degëve janë shtyrë më 20 prill.
“Në këto takime kam gjetur angazhimin e tyre të plotë për të kontribuuar në procesin e bashkimit të PD. I kam siguruar ata nga kjo Foltore se çdo njëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit ët Rithemelimit të PD për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të anëtarëve të degëve. Disa prej tyre kanë shprehur kërkesën që zgjedhja për kryetarët e degëve të shtyhet nga data 3 më 20 prill. Unë diskutova këtë çështje dhe Komisioni ishte dakord në këtë kontekst po hartohet udhëzuesi për t’u shpërnda. Është një proces pozitiv. Është penguar në një shkallë edhe nga marrëdhënia që si drejtues kanë patur me kreun e PD, por Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ka marrë përsipër problematikat e krijuara nga drejtimi i tij. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, ka një statut të një Kuvendi të pashembullt në historinë e saj”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi