Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim një 58-vjeçar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Pas një videoje të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, policia menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizoi punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.
Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit V. M., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediet dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Digjital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi