Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediet sot, e cilësoi draftin e Kodit të ri Penal të propozuar nga qeveria si një atentat madhor kundër fjalës së lirë.
Berisha theksoi se Kodi i ri Penal “ka dalë nga shpellat e mafies”. Sipas Berishës, Kodi i ri Penal “shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët”.
“Prokurori i Përgjithshëm me kurajo denoncoi faktin se institucioni i tij apo ai si përfaqësues i akuzës në Republikën e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dijeni për Kodin. Pra, kur unë ju deklarova se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi. Por, ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson Kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët”, tha Berisha.
Duke iu referuar nenit për ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit, Berisha tha sot se shkohet deri në atë shkallë sa bëhet një nen, sipas tij, për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën.
“Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd pra, dhe përgjysmim i dënimeve për zyrtarët abuzivë. Atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë.
“Shkohet në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. A mundet? Nuk besoj të ketë një vend në botë ku qytetarët, avokatët, të mos kenë të drejtë të denoncojnë dhe dënojnë padrejtësinë që iu bëhen në sallën e gjyqit. Absurditeti i Kodit tejkalon çdo kufi”, tha Berisha.(Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI