Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ne një takim me banorët e Libohovës ku u shpreh se shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë nga vendi.
Berisha nënvizoi se, “sot, problemi themelor për shumicën dërrmuese është problemi ekonomik. Kur shqiptarët konsiderojnë problemin ekonomik, do të thotë familjes së tyre, para së gjithash. Ata kanë një problem serioz ekonomik, që u shton atyre varfërinë, peshën e jetesës, vjen për disa arsye”.
“Së pari sepse pasuritë e vendit nuk kthehen në mirësi për qytetarët. Le të marrim energjinë, ju jeni dëshmitarë, me një politikë serioze, të inkurajimit të ndërtimit të HEC-eve të reja që filloi në vitin 2007, është arritur që falë këtyre hidrocentraleve, prodhimi i energjisë pothuajse të dyfishohet. Është arritur që Shqipëri të prodhojë 2 terravat energji elektrike më shumë se sa konsumon. Pikërisht në këtë kohë, biznesit i rritet energjia nga 71 lekë në 225 lekë. Në vend që t’i ulej. Çdo njeri do priste që t’i ulej”, theksoi ai.
Në takim, Berisha tha se “ju garantoj se ju do zgjidhni, ju ne. Ju do zgjidhni kandidatin për qytetar të parë. Ne premtuam ndryshimin, dhe ky është ndryshimi që sjellim ne. Do jeni ju, jo ne, që do votoni për kryetarin që doni”
“Ndaj dhe ne, me votën tonë të lirë, të zgjedhim kandidatët. I zgjidhni ju, ai ka detyrime ndaj jush. Në këtë mënyrë bëjmë hapin e dytë demokratik, ku i zgjedhuri përfaqëson atë që e ka votuar. Dhe jo siç ndodh sot, ku ka deputetë për të cilët nuk ekzistojnë qytetarët. Si nuk ndalin njëherë të mbrojnë një interes të fermerëve, të barinjve, të pensionistëve, të të rinjve. Asnjë. Po i kritikove qeveritarët, po ua kritikove një ministër, ngrihen 5 për t’i dalë zot. Ne duhet t’i japim fund kësaj situate. Ndaj ju ftoj të merrni pjesë në primare, të zgjidhni kandidatin që doni, ju garantoj se ne do respektojmë votën tuaj”, u shpreh ai.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi