Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm një koreografi kushtuar Vjosës, lum për të cilin po punohet për ta bërë Park Kombëtar, si homazh për natyrën. “Actus for Vjosa”, titullohet kjo koreografi moderne nga Gentian Doda me 11 balerinë ndërkombëtarë e shqiptarë dhe që nën kompozimin e Çezar Aliaj do të vihet në skenën e TKOB më 24 e 25 tetor. Në 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi