Sali Berisha premtoi rikthimin e zyrave të informacionit, pasi sipas tij platforma E-albania nuk funksionon.
Gjatë një takimi me banorët në Baldushk, Berisha tha se E-albania është bërë si një telefon i prishur që nuk të jep asnjë shërbim. Ai tha se kjo platformë do të modernizohet, por edhe zyrat e informacionit do të jenë prezente për qytetarët.
“Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me E-albania. E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan.
Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin. Klikimi në E-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare. E-albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha kryetari i PD-së.///
ME SHUME LAJME
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI
Sarandë.Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja, 5 në pranga
Sajadhë. Greqi. Synonte nga Konispoli kalimin ilageal për Shqipëri, humbet jetën kiliani 20-vjeçar