Nga Juliana PRIFTI
Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua sërish sot mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij, ku ai qëndron në arrest shtëpie me vendim të GJKKO. Berisha u ndal tek zhvillimet e sotme në Kuvend. “Sot ishte një ditë beteje në parlament. Një ditë beteje këtu në Rrugën e Shpresës. Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë”, u shpreh Berisha.
“Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore”, tha ai.
Berisha ftoi demokratët dhe opozitarët të ngrihen në betejë pa kthim. “Deputetët tuaj, deputetët e vërtetë të opozitës ia bllokuan parlamentin narkoshtetit. E shndërruan atë në një kufomë-parlament. E shndërruan atë në një turp-parlament”, tha Berisha. “Këtu para jush dua t’u drejtoj një thirrje mbarë demokratëve dhe opozitarëve: ngrihuni në këmbë siç janë ngritur këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra, siç janë ngritur deputetët tanë”, tha ai.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota