Rreth 100 blegtorë sapo bllokuan rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë. Ata kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, kufizimin e kullotave.
Ata janë shprehur se po bllokojnë rrugën në shenjë proteste, ndërsa kërkojë takim me zyrtarë të qeverisë për të adresuar shqetësimet e tyre. “Në shenjë proteste bllokojmë rrugën që ta kuptojnë të gjithë. Ne jemi njerëz, të vijnë e të na takojnë. Mos të rrinë në zyrat luksoze që i kanë mobiluar me paratë që BE-ja jep për ne dhe i kanë kthyer në ofiqet e tyre. Të vijnë të na takojnë, jemi njerëz, jetojmë në këtë vend, i japim të ardhura këtij vendi”, tha një protestues.
Sipas tij ata që bëjnë politikat e bujqësisë nuk dinë. “Këta pretendojnë që do zhvillojnë turizmin, me çfarë do e zhvillojnë me pula nga Brazili”, tha blegtori Alket Stroka. Shihni në videon më poshtë deklaratat e tyre.///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos