SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bregoviç muzikanti i njohur ballkanas i skenës botërore

Goran Bregoviç, i lindur në vitin 1950 Sarajevë, është një nga muzikantët dhe kompozitorët modernë ballkanikë më të njohur ndërkombëtarisht, i cili ka dhënë shfaqje edhe në vende të njohura të artit si “Carnegie Hall”, “Royal Albert Hall” dhe “Olympia”.

Ai u bë i famshëm si kitaristi kryesor i “Bijelo Dugme”, i konsideruar gjerësisht si një grupet më të njohura të muzikës.

Pas ndarjes nga “Bijelo Dugme”, ai filloi disa projekte të suksesshme muzikore, ku vlejnë të përmenden pjesët e tij më të njohura për tre nga filmat e regjisorit të njohur Emir Kusturica (“Koha e Ciganëve”, “Arizona Dream” dhe “Underground”).

Me filmin “Kohën e ciganëve”, Bregoviç fitoi çmimin “Arena e Artë” në Festivalin e Filmit në Pula në 1990.

Gjatë karrierës së tij prej mëse pesë dekadash, Bregoviç ka kompozuar për këngëtarë të njohur, përfshirë Sezen Aksu, Iggy Pop dhe Georges Dalaras.

Muzika për filmin e Patrice Chereau “Mbretëresha Margot” ishte gjithashtu një sukses i madh dhe si rezultat, ky filmi fitoi dy çmime në Festivalin e Filmit në Kanë, në vitin 1994.

Një vit më pas filmi “Underground” mori çmimin “Palma e Artë” dhe muzikën e tij e kishte kompozuar Bregoviç.

Më pas ai krijoi të ashtuquajturën “Orkestra e Dasmës dhe Funeralit”, me të cilën ka dhënë koncerte në të gjithë botën.

Në turin botëror të 2013 ai ka patur një baterist shqiptar.

““Orkestra e Dasmës dhe Funeraleve” që pashë në Marsejë ishte një përsosmëri, një përzierje e instrumentistëve autentikë ciganë si bateristi nga Kosova Muharem Rexhepi dhe profesionistë si saksofonisti Stojan Dimov”, është shprehur Bregoviç.

Kompozimet e Bregoviçit bazohen në klasicizmin evropian dhe ritmet ballkanike.Muzika e Bregoviçit mbart temat jugosllave, bullgare, rome, greke, rumune, shqiptare, italiane, turke dhe polake dhe është një shkrirje e muzikës popullore me muzikën tradicionale polifonike nga Ballkani./ata///

error: