Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundi se vendimi i Gjykatës së Posaçme për çështjen “Beleri” është pozitiv në këndvështrimin e tij. I pyetur nga gazetarët se si do të zgjidhet ngërçi me bashkinë e Himarës, Rama tha se duhet të pritet që vendimi për Belerin të marrë formën e një vendimi të prerë. “Nuk mund të veprojmë ne me një vendim të shkallës së parë dhe pastaj vendimi i Apelit të thotë diçka tjetër”, tha Rama.
Rama iu përgjigj disa hamendësimeve në lidhje me zëvendësimin e Belerit duke theksuar se këto dhe të tjerat që kanë qarkulluar kanë burim medien greke, nuk kanë as medien shqiptare, as qeverinë, as zyrën e tij. Kryeministri Rama u shpreh se “nuk komentoj se çfarë më vënë mua në gojë apo kurriz mediet greke pa më pyetur edhe mua”. “Ne presim vendimin e formës së prerë”, përfundoi Rama..///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos