Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen me grupin parlamentar të PD se kryeministri Edi Rama bëri gjithçka që të fshihet nga skandali ”McGonigal”.
Berisha tha se “në mocionin e nesërm në Kuvend, kryeministrit Rama do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria super mafioze për këtë çështje”.
Sipas tij, shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet e kësaj çështjeje.
Berisha tha se Edi Rama mori në mbrojtje McGonigalin dhe se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë nesër të vërtetën.
“Duhet të hetojmë për fitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar listat e përpiluara dhe shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Edi Ramës, Lulzim Bashës etj. Pra afera është e pashembullt, kalon nga afera e lobimit për asgjësimin e opozitës, tek lobimi kundër kompanive ruse, për kompani të tjera po ruse”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI