– Sistemi kombëtar shëndetësor pothuajse ka arritur kufijtë e tij dhe ne duhet ta mbështesim atë në mënyrë thelbësore, duhet të marrim iniciativa për të adresuar këtë gjendje tragjike dhe dramatike, këtë tragjedi që po përjeton shoqëria greke, tha sot kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras.
“Vendi ynë po përjeton një tragjedi”, tha ai, duke shtuar se numri i të vdekurve në fundjavën e fundit regjistroi një rekord negativ dhe të trishtuar.
“Kjo tragjedi duhet të na shqetësojë të gjithëve. Pyetja është se si të mund të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe të mbështesim mjekët dhe infermierët në çdo betejë”, shtoi Tsipras.
Greqia me 211 vdekje në dy ditë rradhazi u rendit e 10-ta përsa i përket popullsisë së saj./ /ATSH-ANA///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë