Një 56-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ditën e djeshme, 28 qershor i vuri zjarrin një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj,në fshatin Vllahat, Delvinë.
“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë”, njoftoi Policia.
Policia përsëriti apelin për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.///sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.