Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj mori pjesë te premten në sesionin plenar të nivelit të lartë të “Forumit të Prespës për Dialog” që po zhvillon punimet në Ohër, të Maqedonisë së Veriut.Denaj shprehet se në Forumin e Dialogut të Prespës zhvilloi disa takime me homologët ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe ministrin e Ekonomisë Kreshik Bekteshi të Maqedonisë së Veriut, si dhe me ministren e Ekonomisë së Kosovës Artane Rizvanolli.“Diskutuam mbi politikat fiskale e buxhetore, si dhe shkëmbyem përvojat në lidhje me reformat ekonomike, që po ndërmarrim për progresin e mëtejshëm të vendeve tona”- tha Denaj.Ministrja theksoi se “angazhimi për tregun e përbashkët rajonal mbetet sfida jonë e përbashkët, me qëllim integrimin europian”///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari