Mediat britanike raportojnë se muzikanti i njohur Sophie Xeon ndërroi jetë në një aksident të tmerrshëm në Athinë, ku ai jetonte kohët e fundit.
Artisti skocez 34-vjeçar, i nominuar dhe për çmimin Grammy mbahet mend për bashkëpunimet e tij me yjet e muzikës si Madonna dhe Charlie XCX.
Kompania “Transgressive” e DJ “Sophie” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se artisti humbi jetën aksidentalisht pasi ra nga një lartësi, ku ishte ngjitur për të parë Hënën e plotë.
Muzikantë dhe admirues të tij shkruan mesazhe ngushëllimi për vdekjen e parakohshme të muzikantit, i cili në vitin 2017 doli hapur si transgjinor në videon “Okay to Cry”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI