Kompleksi Urbanistik Islamik Xhermëhallë, në bashkinë e Delvinës do t’i nënshtrohet restaurimit.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa publikoi në rrjetet sociale edhe foto nga ky kompleks.

“Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë dhe miratimit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, shumë shpejt nisin punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit në një tjetër monument kulture kat. I, i cili daton në shek. XVI”, tha Margariti.

Ministrja bëri të ditur se, punimet do të shtrihen në hamam, tyrbe, rrënoja, duke ua kthyer ato komunitetit të zonës dhe turizmit kulturor.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI