Deri në fund të këtij viti synohet përfundimi i punës së dokumentimit të hartës paraprake të parkut të ardhshëm kombëtar të Vjosës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot mbledhjen e parë me ekspertë për punën teknike. “Kemi hyrë në fazën e punës teknike me një ekip të plotë prej 3️0️ ekspertësh që vijnë me eksperienca të vyera nga shumë vende të botës”, u shpreh Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.
“Në mbledhjen e parë me skuadrën e plotë të shkencëtarëve, akademikëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile me ekspertiza nga ekoturizmi, te gjeologjia, mjedisi, financat e qëndrueshme dhe komunikimi, sepse së bashku me Patagonia jemi në një mendje se sa e jashtëzakonshme është Vjosa dhe degët e saj”, theksoi Kumbaro.
“Deri në fund të këtij viti synojmë të përfundojmë punën e dokumentimit të hartës paraprake të parkut të ardhshëm, për të vijuar pastaj me procesin e shpalljes zyrtare të fazës së parë të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, unik në Evropë!”, nënvizoi.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi