Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë së fundmi fotografi nga pushimet e saj verore në Shqipëri, sipas revistës “Grazia”.
Këngëtarja 25-vjeçare e “Levitating”, shoqërohet në këto pushime nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 22 vjeç, i cili është vëllai më i vogël i modeleve Bella dhe Gigi Hadid.
Fotografitë nga udhëtimi në Shqipëri tregojnë turneun e saj në monumentet historike dhe artistike në të gjithë vendin, si edhe nga koha e lirë e kaluar me prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa.
Kohët e fundit, këngëtarja është kritikuar për mosndërprerjen e udhëtimeve ndërkombëtare gjatë kulmit të pandemisë COVID-19.
Megjithatë, duket se tani që kufizimet antiCOVID-19 po hiqen, Lipa thjesht po shijon një pushim të këndshëm me familjen dhe të dashurin dhe, sigurisht, ne nuk mund ta fajësojmë atë që dëshiron një aventurë të vogël në mrekullitë e vendit të origjinës së saj.///atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI