Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga puna e forcave Komando, të cilët arritën të zmbrapsin flakët që po i drejtoheshin Parkut Kombëtar të Llogorasë.
“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës”, u shpreh kryeministri Rama.
Majori Pëllumb Hidri ,zv/komandant i Forcave Komando, shpjegoi në video se si u bë e mundur zmbrapsja e zjarrit që po i drejtohej Parkut Kombëtar të Llogorasë.
“Jemi në lartësinë 1350 metra. Siç shihet këtu sapo bashkë kemi ndaluar zjarrin. Shihet edhe vija e ndalimit. Ishte një vatër shumë e rrezikshme. Në krahun e djathtë timin edhe 20 metra dhe do të futej në pyllin e Llogorasë dhe do të ishte e pamundur pastaj për t’u kontrolluar”, u shpreh ai.
“Në krahun tim të majtë është Llogoraja e cila falë Zotit dhe falë ushtarëve është neutralizuar një vatër shumë e madhe në anën e Dukatit. Por na ndihmuan edhe helikopterët me ujë nga sipër. Nëse ne do të bëjmë këtë lloj perimetri siç e kemi nisur deri lart, atëherë ne sigurojmë përfundimisht grykën e Llogorasë bashkë me gjithë Llogorasë nga flakët”, tha major Hidri.
“Duke u ndihmuar nga erërat e forta zjarri ishte i menjëhershëm, kishte shumë tym, por falë këmbënguljes tonë, siç e kanë Komandot që nuk dorëzohen kurrë arritëm ta ndalojmë”, theksoi ai.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri, ku janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI