Federata Botërore e Obezitetit ka publikuar një studim që sugjeron se niveli i vdekjeve nga COVID-19 është rreth dhjetë herë më i lartë në vendet ku gjysma ose më shumë e popullsisë janë mbi peshë.
Raporti flet për një lidhje ‘dramatike’ mes peshës trupore dhe gjasave për të pasur një infeksion më të rëndë nga COVID-19. Nga 2.5 milionë vdekje prej COVID-19 të raportuara deri në fund të shkurtit 2021, 2.2 milionë ishin në vendet ku mbi 50% e banorëve klasifikohen si mbipeshë.
Studimi analizoi shifrat globale të vdekjeve prej COVID-19 nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara dhe të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbipeshën.
“Njerëzit obezë vuajnë, sepse nuk kanë mundësi të marrin trajtimin e tyre, ata nuk mund t’u nënshtrohen operacioneve, dhe kanë probleme për t’u vizituar nga mjekët e tyre,” tha për DW Drejtoresha e Shkencës dhe Programeve të Federatës Botërore të Obezitetit, Olivia Barata Cavalcanti.
Autorët e studimit thanë se nuk kishte asnjë shembull prej ndonjë vendi ku norma e mbipeshës është përgjithësisht e ulët dhe numri i vdekjeve nga COVID-19 i lartë.
“Vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, që kanë nivele shumë të ulëta vdekjesh nga COVID-19, janë vende që kanë dhe nivele shumë të ulëta të mbipeshës tek të rriturit,” tha Tim Lobstein, ekspert pranë Federatës Botërore të Obezitetit, një nga bashkëdrejtuesit e studimit. Ai shtoi se: “Ata i kanë dhënë përparësi shëndetit publik përkrah një sërë masash të tjera, përfshirë peshën e popullsisë, dhe kjo ka dhënë rezultate në pandemi.”
Autorët pranuan që nivelet e vdekjeve nga COVID-19 ndikohen edhe nga faktorë të tjerë, për shembull pasuria relative e një vendi, struktura e moshës dhe shpejtësia e përhapjes së virusit në vend./DW///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI