Një shtëpi në Vlorë u shkrumbua në minutat e para të këtij viti të ri, 2021.
“Balkanweb” raportoi se si pasojë e ngjarjes së rëndë, mbeten jashtë 2 persona me aftësi të kufizuar.
Këto janë pamje të shtëpisë, e cila u përfshi nga flakët në minutat e para të këtij 1 janari, në fshatin Tërbaç të Vlorës.
Si rrjedhojë e flakëve, banesa pësoi dëme të mëdha, ndërsa 2 pjesëtarët e familjes Hazizaj fatmirësisht nuk pësuan lëndime.
Dy anëtarët Agron dhe Halo Hazizaj të dy me aftësi të kufizuara, kishin lënë ndezur oxhakun për t’u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke dëmtuar të gjithë shtëpinë.////
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota