SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë

Këto ditë në doganën e Kakavijës është rritur fluksi i lëvizjes të udhëtarëve dhe automjeteve në drejtim të Greqisë.

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, pasi kaluan festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me familjen, po kthehen në shtetin fqinjë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit në drejtim të Greqisë udhëtuan 6 mijë e 366 persona dhe 1 802 automjete, ndërsa fluks i ulët është regjistruar në hyrje të tokës shqiptare. Policia shqiptare punon me 5 sportele në dalje duke shmangur radhët e pritjes ndërkohë që dhe pala greke ka shtuar sportelet e kontrollit të dokumenteve.Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë javës.

Ndërsa në PKK të Qafë Botës nuk është regjistruar fluks i madh nga rikthimet e emigrateve drejt Greqisë.//

///

error: