Kapen 320 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, kur është ndaluar një autoambulance që vinte nga kufiri i gjelbër. Autoambulanca është ndaluar në qytetin e Igumenicës.
Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marijuanë.
Policia helene ka arrestuar shoferin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit i janë gjetur nga kontrolli personal një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi